Raporti i Amnesty: Koreja e Veriut, kampe çnjerëzore

Koreja e Veriut sipas të dhënave të Amnesty International ka zgjeruar në dhjetë vitet e fundit kampet "çnjerëzore" për të burgosurit politikë.
Organizata për të drejtat e njeriut shkruan në faqen e saj të internetit se aktualisht regjimit komunist mban rreth 200.000 vetë në kampe pune, ku sundojnë kushtet më të tmerrshme që ka konstatuar organizata në këto 50 vitet e fundit.
Raportin më të fundit për Korenë e Veriut, organizata e përpiloi në bazë të pamjeve të fundit satelitore dhe raportimeve të ish- të burgosurve politikë dhe rojave. Ndërkohë një krahasim me raportin e vitit 2001 tregon një "rritje të dukshme të burgjeve".
Të burgosurit kanë treguar se ata janë torturuar shumë herë dhe kanë punuar në kushte të ngjashme me skllavërinë.