Rusi fundoset anija. 110 viktima

Rëndohet bilanci i viktimave të aksidentit në lumin Vollga. Janë shpëtuar vetëm 80 nga 196 personat në bordin e anijes që u përmbys në Tatarstan. Afro 110 vete u mbytën së bashku me anijen pa mundur të dilnin prej saj, bënë të ditur forcat e mbrojtjes civile të cituara nga Interfax.
Mes viktimave janë dhe 30 fëmijë. Ndërsa hetimet vazhdojnë autoritetet thonë se moti i vështirë dhe një defekt në motorin e majtë të anijes janë për momentin pistat kryesore përsa i përket shkakut të aksidentit fatal. Debate ka shkaktuar dhe mbushja përtej kapacitetit.
Anija mund të mbante 120 persona ndërsa në bord ishin 196 vetë. Të mbijetuarit u shpëtuan nga një tjetër anije që po udhëtonte në të njëjtën zonë. Dëshmitë e para janë rrëngjethëse pasi tregojnë se dy anije të tjera injoruan thirrjet për ndihmë duke lënë me dhjetëra pasagjerë në mëshirë të fatit.
Anija 54- vjeçare me emrin "Bulgaria" u përmbys në Sjukejevo rreth 80 kilometra larg Kazanit, kryeqytetit të republikës Tatarstan. Thellësia e Vollgës në atë zonë arrin deri në 20 metra.