Shitja e ndeshjeve Koreja e Jugut sistem te ri promocioni

Liga profesionale e futbollit në Korenë e Jugut do të aplikojë një sistem të ri për promocionin dhe zbritjen e skuadrave në 2013 pas skandalit të fiksimit të ndeshjeve. Agjencia e lajmeve të Seulit, Yonhap ka bërë të ditur javën e kaluar se prokurorët koreano-jugorë kanë kapur 46 ish-futbollistë dhe lojtarë aktualë të lidhur me skandalin e trukimit të rezultateve.
"Do të praktikojmë një sistem të ri për ngjitjen dhe zbritjen e skuadrave nga 2013. Nëse faktohet trukimi klubi do të mbajë përgjegjësi. Do të vendosim rregulla kështu që çdo skuadër e përfshirë të zbresë në një division më të ulët, do të humbasë pikë në klasifikim, ose do t’i hiqet e drejta të marrë pjesë në Champions League e Azisë,"- ka deklaruar presidenti Chung.
Në skandalin Korean, madje një lojtar është akuzuar se ka fituar $110,600 dhe i ka ndarë fitimet me 7 shokë të skuadrës. Liga ka kërkuar muajin e kaluar 10 përjashtime përjetë nga sporti, për ndeshje të trukuara në kategorinë superiore. Sipas prokurorëve 10 lojtarëe aktivë dhe disa bastvënës janë kapur duke marrë pjesë në baste ilegale dhe janë akuzuar për marrje të rryshfeteve në këmbim të humbjeve në dy ndeshje në muajin prill.
Eno Skarço