Rusi, grabiste kufomat nga varret dhe i vishte në shtëpi me fustane
RUSI - Një pasion i cuditshëm dhe i frikshëm ka vënë në pranga një ekspert varresh dhe historian rus.
Policia ruse ka gjetur 29 mumie femra në shtëpinë e një historiani lokal në qytetin Nizhni Novgorod. Dyshohet se ky person i kishte nxjerrë kufomat nga varret dhe pastaj i kishte veshur me rroba të reja. Policia thotë se historiani i kishte mumifikuar mbetjet njerëzore.
Policia ben me dije se eksperti i varreve është Anatoly Moskvin, i cili ishte arrestuar javën e kaluar. Ndërkohë janë publikuar fotografitë e tij, duke thënë se ai është një 45 vjeçar, dhe i përshkruar si specialist i mirënjohur për historinë e qytetit Nizhni Novgorod, që është 400 kilometra në lindje të Moskës.
Një video policore e xhiruar në banesën e këtij historiani, tregon skenën rrënqethëse të trupave të veshur sikur kukulla me fustane ngjyrë të çelur me shamia.
Mediat ruse e kanë identifikuar këtë person, si njeriun i cili konsiderohej si eksperti më i mirë për varre në Nizhni Novgorod.
Autoritetet bënë të ditur se 45-vjeçari nuk i ka vrarë viktimat, por i kishte grumbulluar trupat e pajetë të vajzave nga varrezat e qytetit.
Policia dyshon se historiani rus ka kërkuar në rreth 750 varreza, duke zhvarrosur trupat e pajetë të vajzave nga 15 deri ne 26 vjeç, të cilat i transportonte për në apartamentin e tij, ku i maskonte si kukulla dhe arushë.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)