E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: 100 ditet e bashkise, mbajtem fjalen

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha i shoqeruar nga drejtuesit e administrates se tij, doli dje ne nje komunikim publik, per te bere transparence per punen e bashkise ne 100 ditet e para. Duke u ndalur ne secilin prej premtimeve te dhena per 100 diteshin e pare, Basha tregoi rezultatet e arritura, dhe premtoi se kjo menyre komunikimi me qytetaret e Tiranes, per punen e Bashkise do te jete e perhershme. Ne nje dalje ndryshe para mediave, kryebashkiaku ka informuar me hollesi qytetaret per te gjithe punen e bere gjate 100 diteve te para te bashkise se kryeqytetit. Ai theksoi se "ne qender te veprimtarise se bashkise se kryeqytetit jane qytetaret dhe e vetmja menyre per te trajtuar problemet e tyre eshte duke i degjuar ata". Gjithashtu z.Basha i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve

Cfare kontributi do t’i njihnit keshilltareve te majte ne realizimin e gjithe ketyre nismave, qe per te gjithe ne qytetaret e Tiranes jane te ndjeshme?

Per mua, qe nga dita e pare e deri ne diten e fundit ne Bashkine e Tiranes, Keshilli Bashkiak do te jete perfaqesuesi i interesave te qytetareve, ndaj ndonese natyrisht si ne cdo demokraci, cdo keshilltar ka ardhur si mbeshtetje e nje force politike, une nuk i kam ndare dhe nuk do t’i ndaj kurre keshilltaret ne te majte apo te djathte, por do i ndaj ne perfaqesues te interesave te qytetareve te Tiranes dhe besoj se qytetaret do te jene ata qe do te vleresojne me se miri se si po i perfaqesojne interesat e qytetareve te Tiranes, nese kane keto interesa paresore apo kane interest politike paresore. Une besoj dhe do te vazhdoj te punoj per nje Tirane e cila perfiton nga puna per te zgjidhur problemet dhe hallet e qytetareve, pa dallim pikepamjesh politike, pasi problemet me te cilat perballen qytetaret e Tiranes jane te njejta pavaresisht bindjeve politike dhe do ftoj ne cdo moment, ne cdo rast edhe Keshillin Bashkiak, edhe keshilltaret te bejne te njejten gje.

A keni nje pergjigje lidhur me akuzat qe po ben Partia Socialiste se eshte mashtrim ajo me hipotekat, pasi eshte nje procedure qe sipas tyre ka nisur qe ne kohen kur kjo Bashki drejtohej nga Edi Rama?

Nuk deshiroj te harxhoj kohen time dhe kohen e askujt me akuza apo kunderakuza heqje pergjegjesi apo marrje meritash. E rendesishme eshte qe procesi ka nisur, procesi nuk do te ndale dhe do te rezultoje me perfundimin e hipotekimit per te gjithe qytetaret e Tiranes qe nuk kane hipoteken ne dore. Behet fjale per nje numer shume te madh qytetaresh, mund te behet fjale per 120 mije qytetare dhe ajo qe keta qytetare presin eshte zgjidhja e problematikes dhe jo sherre politike. Per te zgjidhur kete problem, une jo vetem kam premtuar angazhimin e plote te Bashkise se Tiranes por edhe kam hedhur hapat e duhur ne kete drejtim, sic ishte marreveshja qe nenshkruam me Ministrine e Drejtesise dhe Transportit. Ne asnje moment nuk kam pretenduar se jam une qe kam firmosur keto 124 leje shfrytezimi por kam thene dhe them se Bashkia e Tiranes do te marre pergjegjesine qe i takon perfundimit te procesit deri ne hipotekimin e plote me 124 lejet e shfrytezini qe eshte etapa e pare, do te perfundojne lejet e tjera te shfrytezimit qe kishin mbetur peng i administrates se Tiranes. Natyrisht keto leje shfrytezimi do i firmos une dhe do te ece me nje numer tjeter lejesh shfrytezimi te cilat kane mbetur peng i mungeses se koordinimit dhe bashkepunimit dhe mungeses se interesit ne cdo nivel, por duke nisur gjithmone nga Bashkia e Tiranes.

Ne procesin e nisur nga Bashkia e Tiranes behet fjale per disa faza. Faza se ciles ju i referoheni ka te beje me leje shfrytezimi te vjetra te cilat kane mbetur peng i moskomunikimit, i mosbashkepunimit mes Bashkise se Tiranes dhe institucioneve te tjera dhe ajo qe kam thene qe nga fillimi eshte qe Bashkia e Tiranes do te marre pergjegjesine e vet dhe do te kerkoje ashtu sic i takon, duke perfaqesuar interesat e qytetareve te Tiranes, qe keto 124 leje shfrytezimi te kthehen ne hipotekim dhe qytetaret te marrin hipotekat qe u takojne. Vec ketyre kemi te bejme me nje numer te madh objektesh, te cilet kane mbetur peng i vete burokracise se Bashkise se Tiranes. Ky proces do te clirohet brenda 3-4 javeve te ardhshme dhe pastaj do te ecim me pjesen me problematike per te cilen aktualisht po diskutojme instrumentet e duhur ligjore. Kjo eshte ajo qe kam thene qe nga fillimi dhe besoj se ketu eshte me vend qe te gjithe ata qe kerkojne zgjidhjen e ketij problemi, sepse jam i bindur se problem prek te majte e te djathte, pa asnje dallim, te fokusohen ne dhenien e zgjidhjes, vecanerisht ku jane anetare te Keshillit Bashkiak, dhe jo ne ngritjen apo rinovimin e akuzave, heqjen e pergjegjesise, apo marrjen e meritave.

Kur flasim per nje Xhami te Re, (sic premtuat dje ne diten e Kurban Bajramit) do te thote qe do i referoheni ketij projekti dhe sheshit qe eshte percaktuar me pare nga z.Rama?

Do t’i referohemi cdo pune qe eshte bere deri tani, por pa dyshim do te shikojme pike se pari qe projekti te mos cenoje parametrat urbane te qytetit te Tiranes apo probleme te tjera. Se dyti qe te gjithe qytetaret e Tiranes te gjejne perfaqesim ne vendimmarrje, besimtare apo jo, anetare te komunitetit te besimit islam apo jo dhe se treti qe zgjidhja te jete afatgjate, e qendrueshme dhe t’i jape qytetit te Tiranes jo vetem infrastrukturen per t’i sherbyer besimtareve, por edhe monumente te nivelit bashkekohor.

Duke nisur nga fakti qe u bene disa korsi per ndarjen e autobuseve, u bene me taksat e taksapaguesve, po shikojme qe ato po hiqen, konkretisht tek rruga e Kavajes. A ka kosto, do te behet dicka dhe cfare zgjidhje do t’i jepet?

Transporti publik eshte ne qender te vemendjes sone, jo vetem qe nuk do te kete reduktim te korsive te dedikuara, por vete filozofia jone e transportit publik do te shkoje te shtimi i ketyre korsive dhe vete projekti i Tramit eshte projekt i nje korsie te dedikuar per transport masiv dhe cilesor publik, jug-veri, lindje perendim dhe ne kete drejtim ne do te ecim me shpejtesi te madhe, ne menyre qe cdo qytetar i Tiranes, madje dhe pronaret e automjeteve private te ndiejne qe eshte me mire, me konfortabel, pse jo edhe me lire te zgjedhin transportin publik. Sot, kjo mund te duket si utopi, sigurisht nuk do te ndodhe neser, por ne po hedhim te gjithe hapat e duhur, ne menyre qe kete projekt ta kthejme ne realitet te prekshem per gjithe qytetaret e Tiranes.

Cfare eshte bere lidhur me dhenien e kompetencave minibashkive te Tiranes dhe kur do te kemi nje ndarje te qarte mes kompetencave te pushtetit qendror dhe atij vendor?

Procesi ka nisur qe ne javen e pare te kesaj administrate dhe aktoret kryesore kane qene kryetaret e njesive vendore. Kemi pergatitur nje draft i cili po shikohet nga specialistet dhe ne perfundim te ketij rishikimi ne do te dalim me nje platforme te cilen do ia paraqesim Keshillit Bashkiak per miratim. Platforma sic e ceka edhe ne fjalen time, do te nenkuptoje qe qytetaret te marrin sherbimet sa me afer shtepise, vendit ku jetojne, nderkohe qe kryetaret e njesive vendore te kene jo vetem kompetencat por edhe resurset, pra njerezit, parate, per t’i ekzekutuar keto kompetenca, nderkohe qe bashkia e Tiranes do te ruaje gjithmone prerogativen per te kontrolluar se si keto kompetenca ushtrohen, ashtu si duhet, aty ku duhet, per t’u dhene leverdine maksimale qytetareve te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›