E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rames i deshtoi “kurbani”, Zoti UFO nuk pranon”

Kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, ka ironizuar kongresin e Partise Socialiste. Pasi ka parashtruar pikat kryesore te buxhetit per vitin 2012, qe sipas kryeministrit, eshte me i madhi i paraqitur ndonjehere, ai eshte ndalur pak caste ne kongresin e mbajtur diten e shtune nga socialistet. Duke ironizuar deklaratat e bera nga kryetari i PS-se dhe emrat e tjere te kesaj partie, kryeministri eshte shprehur: “Kongresi eshte autobusi qe po ecen para, drejt eterve, por une dua t’i garantoj se nuk do te kete ne ate drejtim as eter e as bij, sepse shqiptaret jane ndare me ate periudhe”. Duke u ndalur te deklarata qe beri kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e quajti kongresin e PS, “Kurban kongres”, kryeministri tha: “Ti Jozefina kishe te drejte kur e cilesove si Kurban Kongres, ngaqe u mblodh diten e Kurban Bajramit, por nuk ishte ashtu, sepse ne doktrine, ne shenjterim, kurbanin e cdo gje, duhet te ta pranoje i gjithefuqishmi”. Sipas kryeministrit, kryetarit te PS-se i shkoi kot “Kurban Kongresi”, pasi nuk iu pranua, megjithese ai e mblodhi ate diten e Kurban Bajramit. Per shefin e mazhorances, ai kurban nuk u pranua, sepse lista qe kishte krijuar kryetari i PS-se, Rama, per asamblene socialiste, nuk ka shanse te pranohet nga elektorati shqiptar pasi: “UFO-t jane 100 per qind te papranueshem, sepse Zoti UFO nuk pranon. Keshtu qe tentativa u be, por deshtoi”. Per mazhorancen, kongresi i socialisteve nuk solli asgje te re ne skenen politike shqiptare. Sipas deputeteve te mazhorances, kongresi ishte sa per te forcuar pozitat e deshtuara dhe humbese te kryetarit te PS-se dhe nga fillimi deri ne fund, ishte i mbushur me retorika boshe, ku nuk u analizua asnje nga shkaqet e verteta te humbjes se zgjedhjeve. Ndersa programi i paraqitur nga Edi Rama ne kete kongres, sipas demokrateve, ishte fund e krye demagogji e paster, aspak real dhe i perdorur per qellime elektorale, megjithese zgjedhjet parlamentare te vitit 2013-s jane ende larg. Per deputetet e mazhorances, programi i socialisteve ishte vetem nje projekt , sa per t’i hedhur hi syve popullit shqiptar, se gjoja po te vije PS ne pushtet, do te ndodhe “mrekullia”. Mashtrime keto, sipas PD-se, qe populli shqiptar nuk i beson, pasi jane te afte te dallojne midis punes konkrete te mazhorances dhe demagogjise boshe te PS-se. Ky program ishte i pabesueshem, sepse nuk kishte asnje fjale per plotesimin e kritereve te vena nga BE per integrimin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›