E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, hetimet për vrasjen e Politkovska do të vazhdojnë

Moskë -Hetimet për vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaja do të vazhdojnë deri në identifikimin e vrasësit, ndërkohë që katër të dyshuarit për kryerjen e këtij krimi u lanë të lirë javën e kaluar. "Hetimi mbi vrasjen e Anna Politkovskajas do të vazhdojë deri sa të identifikohen të gjithë personat e implikuar në këtë krim përfshirë dhe përgjegjësin e këtij krimi'', deklaroi prokuroria ruse në një komunikatë. Pas lënies së lirë të të dyshuarve për vrasjen e Politkovskajas, një gjykatës rus kërkoi të premten e kaluar rifillimin e hetimit lidhur me vdekjen e gazetares.

Dy vëllezërit çeçen, Makhmudov, të dyshuar se kishin vëzhguar çdo lëvizje të Anna Politkovskaia dhe kishin drejtuar në vendin e krimit vrasësin, vëllain e tyre Rustam, u lanë të lirë. Anna Politkovskaja, gazetare në ''Novaja Gazeta'', e cila u mor me luftën në Çeçeni dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, u vra më 7 tetor të vitit 2007 në banesën e saj në Moskë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›