E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtuan regjimin, arrestohen 70 studentë

Teheran - Një grup prej rreth 70 studentësh iranianë është arrestuar pasi kishin treguar një politikë të rrallë opozitare në një protestë kundër qeverisë, njofton Rojter. Protesta ishtë zhvilluar në universitetin prestigjioz Amir Kabir në Teheran. Disa nga protestuesit ishin revoltuar nga rivarrimet nga lufta e Iranit dhe Irakut në oborrin e Universitetit. Grupi protestues i studentëve barte flamuj dhe kishte shprehur kundërshtimin duke thënë se kompleksi universitar i tyre ishtë shndërruar në varreza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›