Rusi, humb jetën presidenti polak Kazinski

Presidenti i Polonisë Lech Kaczynski dhe 131 persona të tjerë kanë humbur jetën pasi avioni presidencial me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Smolensk, në perëndim të Rusisë.
Avioni në të cilin bashke me presdientin dhe zonjën e parë udhëtonin disa drejtues të institucioneve polake, ra ndërsa po ulej në aeroportin Rus Smolensk. Burime nga Rojter bëjnë me dije se avioni transportonte gjithsej 132 pasagjerë, të gjithë të vdekur.
Autoritete vendore konfirmuan se avioni u përplas teksa ulej dhe për pasojë u copëzua në disa pjesë.
Agjencitë ruse të lajmeve bëjnë me dije se në avion udhëtonin të paktën 87 persona, ndërsa agjenci të tjera shkruajnë se në avion udhëtonin 132 pasagjerë.
Vdekja në aksident e presidentit është konfirmuar edhe nga autoritetet e larta në Varshavë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme polake bëri me dije se në bordin e avionit ishin, përveç presidentit Kaczynsky, edhe zv ministri i jashtëm polak si dhe guvarnatori i Bankës Qëndrore. Në avion mësohet se udhëtonin edhe disa anëtarë të kabinetit të kryeministrit.
Ndërkaq, ngjarja e rëndë ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e shtetit në Rusi.
Presidenti i vendit Dmitry Medvedev ka marrë menjëherë një takim me kryeministrin Vladimir Putin, i cili është vënë në krye të komisionit hetimor për aksidentin tragjik.
Presidenti, vëllai binjak i ish kryeministrit Jaroslaw Kaczynski do të qëndronte në Rusi për të marrë pjesë në 70 vjetorin e masakrës së Katyn dhe ku do të nderonte 22 mijë viktimat ekzekutuar me urdhër te Stalin .
Ngjarja vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, ndërsa më shumë detaje pritet të zbardhen në orët në vijim.