Rusi, kalendar seksi kundër korrupsionit(FOTO)





Një grup i të rinjve, aktivistë të Nashi në Rusi, kanë pozuar në një kalendar, me sloganin seks kundër korrupsionit. Zëdhënësja e këti grupi, Kristina Potupchik, ka publikuar fotot në blog-un e vet, duke thënë se ato do të shpërndahen falas gjatë një proteste më 16 prill. Në një prej fotove, një vajzë pozon me fustan nusërie dhe poshtë saj shkruhet: Nuk do të martohem kurrë me një zyrtar të korruptuar. Ato që kanë pozuar janë të gjitha studente moskovite dhe kërkojnë që zyrtarët e shtetit rus të jenë më pak të korruptuar.