E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha “On Air”

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 09:44

Këngëtarja seksi, Adelina Berisha, ka thënë se nuk do të ndalet me klipet e saj të reja, duke treguar se ajo është në përgatitje të një këngë të re, të cilës do t’ia realizojë një klip shumë atraktiv.

Klipi titullohet “On Air” dhe është një bashkëpunim i këngëtares me dy DJ, Dj Zap dhe Dj Chriss.

këngën e ka incizuar në studion e Enis Preshevës. Këngëtarja ka thënë se klipi pritet që të transmetohet gjatë këtyre ditëve, ndërkaq ai është përgatitur nga studio “Max Production”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›