E Diel, 1 Nëntor 2026

Seksi, femrat duan cilësi, meshkujt sasi

Gratë preferojnë që të bëjnë më pak seks, por me shumë cilësi, ndërsa meshkujt preferojnë që të bëjnë sa më shumë seks. Për ta, nuk ka shumë rëndësi cilësia. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të New South Wales  në Australi. Sipas këtij studimi, 42% e femrave të intervistuara, kanë deklaruar se do të donin të bënin më pak seks, me kushtin që ai të ishte cilësor. Ndryshe nga femrat, 54% e meshkujve janë shprehur se e rëndësishme është që të bëjnë sa më shumë seks. Nëse femrat nuk gjejnë cilësi në seks, ato e humbasin shumë shpejt interesin ndaj mashkullit, ka thënë  Juliet Richters, koordinatore e kërkimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›