E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi kampioni i kickbox vret nje person

Në you tube prej ditësh qarkullon një video e cila titullohet “Kampioni i Kickbox-t vrau djalin tim” . E në fakt skena e treguar është vërtet tragjike. Mediat ruse kanë vendosur ta pasqyrojnë pasi autori i vrasjes, për të cilin dihet vetëm se është një kampion kick boxing nuk është identifikuar.
Regjistrimi nga një kamera sigurie mban datën e 24 nëntorit, dhe çdo gjë ka ndodhur në 05:30 të mëngejsit. Ulur në një tavolinë në shoqërinë e katër personave, dy prej tyre janë grindur, për të përfunduar në përplasje fizike. Ata kanë shtyrë dhe kanë grushtuar njëri tjetrin.
Pas pak shfaqet një person i pestë i cili godet me dy lëvizje të vetme dy persona dhe më pas largohet.
Të dy personat e goditur rrëzohen pa ndjenja. Ndërsa njëri prej tyre tërhiqet për tu nxjerrë nga salla, tjetri nuk reagon, dhe përpjekjet për ta përmendur rezultojnë të kota.
Viktima është një 27 vjecar, banor në Ozersk, i cili është deklaruar i vdekur nga mjekët në repartin e emergjencës pasi është dërguar atje nga klubi i natës Orange Mouse, në periferi të Moskës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›