E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, "kokeqethurit" denohen per 20 vrasje

Nje gjykate ne Moske ka shpallur fajtore dhe ka denuar shtate pjesetare te grupit te ashtuquajtur kokeqethurit, per vrasjet raciste te 20 personave.

Banda kishte kryer aktet mes muajve gusht 2006 dhe tetor 2007, si dhe ishte perpjekur te vriste edhe 12 persona te tjere. Prokuroret thane se personat ne fjale, shumica e te cileve te mitur, kishin krijuar nje bande qe kishte ne shenjester emigrantet josllave.

Dy pjesetare te grupit u liruan per mungese provash. Viktimat ishin kryesisht nga Azia dhe rajonet kaukaziane te ish-Bashkimit Sovjetik.

Gjyqi u zhvillua me dyer te mbyllura, por sipas disa informacioneve autoret ishin krenare per krimet e kryera.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›