Venezuele, manovra ushtarake me floten ruse

Në detin e Karaibeve ndodhen dhe luftanije nga Rusia, të cilat pak ditë më parë u pritën me nderime nga presidenti i Venezuelës Ugo Chavez, në të njëjtën kohë që presidenti Medvedev zhvillonte një turne në Amerikën Latine.
Sic njoftojnë zyrtarët, kjo është dhe e para në një seri stërvitjesh të përbashkëta me Rusinë që do të zhvillohen në Detin e Karaibeve.
Flota ruse përfaqësohet në këtë stërvitje nga kryqëzori me energji bërthamore “Pjetri i Madh”, një shkaterrues, një anije cisternë dhe 8 mjete lundrimi të tjera më të vogla.
Sipas të dhënave, 1 150 trupa ruse marrin pjesë në stërvitje, përkrah 600 ushtarëve nga Venezuela. Presidenti Ugo Chavez thotë se këto manovra nuk kanë për qëllim të zemërojnë Washingtonin, ndersa analistet i komentojne si perpjekje e Rusise per te shtrire njefare ndikimi ne Ameriken Latine.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code