E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, konfirmohet dënimi për Pussy Riot

Gjykata e Apelit në Moskë ka konfirmuar dënimin me dy vjet burg për tre anëtaret e grupit muzikor Pussy Riot, por duke lejuar njërën prej tyre në lirim me kusht.

Zëdhënësi i gjykatës shpjegoi se sipas gjykatësve Katia Samutsevich mund të riedukohet edhe jashtë burgut. Gjykata vendosi që e pandehura duhet t`i përmbahet një sërë kufizimesh dhe të mos kryejë penalitete të tjera.

Në leximin e verdiktit, Katia e cila do të lirohet menjëherë, festoi duke ngritur një grusht lart.

Dy shoqet e tjera do të kryejnë dënimin teksa gjykata nuk ndryshoi vendimet e mëparshme.

Tre anëtaret e grupit u burgosën për mbajtjen e një proteste kundër presidentit Vladimir Putin në një katedrale të Moskës, teksa fyenin presidentin rus në një prej teksteve të këngëve të tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›