E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, kostoja e zjarreve të paktën 300 miliardë dollarë

Vlerësimi u bë të enjten nga disa aktivistë të shoqatave ekologjike ruse. Drejtori i Qendrës ruse për mbrojtjen e natyurës, Aleksei Zimenko, njoftoi se kostoja e zjarreve arrin mesatarisht në 25 mijë dollarë (19 800 euro) për hektar. Sipas Qendrës botërore të mbikëqyrjes së zjarreve, organizëm i lidhur me OKB-në, rreth 12 milionë hektarë janë djegur që nga fillimi i vitit.

“Këto shifra janë astronomike”, bëri të ditur Zimenko në një konfernecë shtypi. Ai shpjegoi se kjo llogaritje merr parasysh koston e ripyllëzimit dhe atë të vlerës së tregut të drurit të djegur, por jo humbjet ekologjike, as shkatërrimin e ekosistemeve dhe të kafshëve. Organizatat për mbrojtjen e ambientit akuzuan gjithashtu autoritetet ruse për zvogëlimin e pasojave ekologjike të katastrofës.

“Për fat të keq, të dhënat zyrtare e japin tre deri 10 herë më të vogël gamën e zjarreve”, u shprehën në një komunikatë të përbashkët organizata e Zimenkos, dega e Greenpeace në Rusi dhe Fondi Botëror për Jetën e Egër (WWF). Sipas Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencës, rreth një milion hektarë janë djegur, ndërkohë që Rusia ka patur këtë vit një valë të nxehti dhe thatësire me intensitet të rrallë.

Disa ekonomisë janë shprehur se kjo katastrofë natyrore do t’i kushtojë vendit rreth 0,5 deri 1 për qind të Prodhimit të saj të Brendshëm, ose rreth 15 miliardë dollarë. Sipas qeverisë, thatësira do të ketë një kosto prej 0,7 deri 0,8 për qind të PBB-së në vitin 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›