Rritje e ulët e natalitetit në Maqedoni

Shkup, 27 gusht - Në Maqedoni është regjistruar rritje e ulët e procesit të natalitetit apo lindshmërisë në krahasim me periudhën e kaluar. Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka bërë të ditur se në pjesën e dytë të këtij viti është regjistruar rritja e natalitetit për 3,9 për qind. Sipas shifrave zyrtare, gjithsej 6.088 foshnje të lindura janë regjistruar gjatë periudhës së dytë të këtij viti. Njëkohësisht është shënuar rritja e numrit të personave të vdekur, edhe atë për 3 për qind në krahasim me tremujorshin e dytë të vitit 2009. Numri i personave të vdekur gjatë kësaj periudhe të këtij viti ka qenë 4.708 persona, prej të cilëve 43 foshnje të vdekura. ESHS ka publikuar edhe shifrat e kurorëzimeve dhe divorceve gjatë pjesës së dytë të tremujorshit të këtij viti. Nga periudha e muajit prill e deri në qershor janë regjistruar 3.646 kurorëzime të çifteve të reja, ndërsa janë regjistruar nga ana tjetër edhe 370 divorce.