Rusi, kundërshtohen sanksionet kundër Sirisë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se për Moskën nuk është reale që të kërkoj dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.
Duke folur sot në nisje të bisedimeve me të dërguarin ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, në Moskë, Lavrov, gjithashtu ka përsëritur kundërshtimet lidhur me përfshirjen e ndonjë kërcënimi për sanksione në rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që duhet të miratohet për të zgjeruar misionin e Kombeve të Bashkuara në Siri, edhe pas 20 korrikut.
Ministri Lavrov theksoi se kërcënime të tilla përmbajnë “elemente të komplotit”.