Bisedimet për klimën, me marrëveshje historike

Bashkimi Evropian do të reduktojë emetimin e karbonit dhe substancave të tjera në ajër brenda normës së përcaktuar më parë në Protokollin e Kiotos, një kërkesë kryesore për vendet e zhvilluara. Po ashtu, është rënë dakord të ndihmohen vendet e varfra dhe të investohet në to.
Bisedimet për një marrëveshje të re që do të përfshijë të gjithë vendet e botës do të nisë vitin e ardhshëm, për t’u finalizuar në 2015-n. Ajo do të hyjë në fuqi vetëm pas 2020-s.
Pas 36 bisedimesh, salla u ngrit në këmbë me duartrokitje, në momentin që Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut lajmëroi për gjetjen e konsensusit. “Erdhëm këtu me një plan A dhe e përfunduam këtë marrëveshje me një plan A. Nëpërmjet saj kemi siguruar të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë, pasi firma mbi këtë dokument është historike”, u shpreh Maite Nkoana-Mashabane.
Sipas reporterëve ndërkombëtarë, marrëveshja u vonua për shkak të mospërputhjeve të forta midis Bashkimit Evropian dhe Indisë, për mënyrën se si duhet të arrihej mbrojtja e klimës, ndërsa Kina, një prej ndotësve kryesorë të botës, tregoi një ndërgjegjësim të papritur. /L.F/Start/
2011-12-11 12:22