Nis shitja e gjelave të detit, konsumatorët në rradhë për “skonto”

Edhe pse na ndajnë të paktën edhe tre javë nga ndërrimi i viteve simboli i kësaj feste ka nisur të tregtohet .Çmimi i gjelave të detit varion nga 700-800 lekë kg. Qytetarët shprehen se çmimet janë të larta dhe pikërisht për këtë detyrohen që ti blejnë kaq herët. Sipas tyre sa më shumë afrohet festa e Vitit të Ri aq më tepër rriten çmimet. E megjithatë të gjithë pavarësisht çmimit pranojnë faktin se do ti blejnë pasi është ushqimi kryesor për atë natë.
Për shqiptarët Gjeli i Detit është një prej gatimeve më kryesore për mbrëmjen e fundit të vitit.Ndërkohë që në krahasim me një vit më parë çmimet e këtyre shpendëve janë puthuajse të njëjta .