Rusi, nipi i Stalinit humb gjyqin
Jevgen Dzhugashvili, pretendonte se gazeta e kishte diskretituar Stalinin, kur kishte thënë se ish-udhëheqësi kishte urdhëruar personalisht vrasjen e mijëra njerëzve.
Vendimi i gjykatës është një fitore e rrallë për liberalët në betejën mbi trashëgiminë e Stalinit.
Gjatë viteve të fundit, Kremlini i ka shmangur kritikat ndaj ish-udhëheqësit dhe ka kërkuar që të përqëndrohet në arritjet e tij në kthimin e Bashkimit Sovjetik në një superfuqi.
Mbështesit e gazetë liberale, “Novaya Gazeta”, e mirëpritën vendimin e gjykatës, duke thënë se e vërteta historike kishte triumfuar mbi përpjekjet për të mbuluar trashëgiminë e përgjakshme të Stalinit.
Ata e kanë quajtur këtë një fitore të rëndësishme për lirinë e shprehjes.
Por avokatët e zotit Jevgen Dzughashvili thonë se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre, siç u shprehën, për të pastruar emrin e Stalinit.