Marrëveshja për Greqinë, reagon Rama
Rama tha se kishte kërkuar që një ekip i ngushtë ekspertësh të të drejtës kushtetuese dhe të të drejtës ndërkombëtare të ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje, pas pretendimeve të shfaqura në media.
Ai tha se kjo marrëveshje ka në brendësi të saj “një tjetër ngarkesë të rëndë për qeverinë shqiptare, një pushtet njerëzish që janë shumë të paaftë dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht të papërgjegjshëm për të ndërmarrë hapa që bien ndesh me interesa shumë më të mëdha”.
Rama kërkoi që në këtë çështje të kenë zë ekspertët, ndërsa politika të qëndrojë një hap prapa. “Por e përsëris, është shumë e rëndësishme që në çështje të tilla ku ka shumë ekspertizë dhe ku kërkohet në rradhë të parë mendimi i specialistëve të mirëfilltë, politika të qëndrojë një hap më mbrapa dhe zëri zyrtar i opozitës të ngrihet vetëm atëherë kur faktet flasin qartë dhe kur shqetësimi është i mbështetur jo mbi emocione negative dhe as mbi normën e përditshme të opozitarizmit, por mbi argumenta bindës që mesa duket në rastin konkret nuk mungojnë dhe në këtë rast unë dua ta falënderoj posaçërisht”, tha kreu socialist në një reagim publik mbrëmjen e shkuar.