E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, një punonjës i mbrojtjes dënohet për spiunazh

Raketat Bulava janë testuar nga nëndetsja Yuri Dolgoruky

Një gjykatë ruse ka dënuar një punonjës të ministrisë së Mbrojtjes për spiunazh. Gjykata e Yekaterniburg dënoi me tetë vjet burg, Aleksandër Gniteyev, pa dhënë detaje për krimin e bërë.

Çështja për të cilën u dënua ka të bëjë me një bazë marine për raketa nukleare. Ai do të vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Raketa “Bulava”, është ndërtuar si pjesë kyçe e mbrojtjes nukleare të Rusisë.

Mediat ruse raportojnë se ai u arrestua pasi i kishte dhënë informacion për raketat Bulave një vendi të huaj. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›