E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për parimet e privatësisë

Nënshkrimi i marrëveshjes nga Rama dhe Çabej

Prokuroria e Përgjithshme ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për respektimin e parimeve të privatësisë me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Marrëveshja u nënshkruar nga kryeprokurorja Ina Rama dhe komisionerja Flora Çabej.

Kjo marrëveshje ka si qëllim të sigurojë përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale gjatë ushtrimit të ndjekjes penale dhe përfaqësimit në gjyq nga ana e prokurorëve, si dhe do t’iu krijojë mundësi prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të trajnohen në këtë fushë.

Autoriteti i Komisionerit angazhohet ti ofrojë asistencë Prokurorisë për hartimin e Rregullores së Brendshme Për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe për akte të tjera nënligjore. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›