E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi nderon Vatrën dhe Riçard Gir

Topi duke i dorëzuar urdhrin e lartë Nderi i Kombit Gjon Buçajt

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar në një ceremoni dekorimi të veçantë, kontributin mjaft të rëndësishëm të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës VATRA dhe të disa personaliteteve shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.

Topi ka dekoruar me urdhrin e lartë Nderi i Kombit Federatën Pan-shqiptare të Amerikës Vatra, duke i dorëzuar dekretin përkatës kryetarit të saj, Gjon Buçajt.

Gjithashtu Topi ka vlerësuar me Medaljen e Mirënjohjes, Elez Biberajn, Peshkopin Agathangel (Çamçe) (Pas vdekjes), At Vasil Markon (Pas vdekjes), Sali Efendi Myftinë (Pas vdekjes), Imam Vehbi Ismailin (Pas vdekjes), Dom Prenkë Sokolin (Ndrevashajn) (Pas vdekjes).

Ndwrsa me Urdhrin Nënë Tereza ka vlerwsuar Van Sotir Kristo dhe Antoni Athanasin (Pas vdekjes) si dhe Ilir Demalija dhe Agim Karagjozi me Medaljen e Artw tw Shpipinjws.

Presidenti shqiptar po ashtu ka dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes, aktorin e mirënjohur, Riçard Gir dhe gazetarin Gerald Rivera. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›