E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, pritet takimi Putin- Maliki

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të takojë sot kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij në Rusi.

Pritet që diskutimet e tyre të fokusohen në nxitjen e forcimit të marrëdhënieve të ndërsjellta.

Mediat ruse njoftojnë se Rusia ka rënë dakort që t`i shesë Irakut armatim në vlerë prej 4.2 miliard dollarë, përfshirë helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë Departamenti amerikan i shtetit ka reaguar lidhur me këto raporte duke thënë se marrëdhënia e ushtrisë amerikane me Irakun është “shumë e thellë dhe e gjerë”.

Zëdhënësja e Departamentit, Victoria Nuland thotë se shitjet e ushtrisë amerikane në Irak kapin vlerën e 12.3 miliard dollarëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›