Pakistan, 5 të vrarë nga sulmi me raketë

Pesë persona janë vrarë pas shpërthimit të një rakete në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi me kufirin afgan.
Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thanë se raketa ka goditur mëngjesin e sotëm, në një shtëpi në afërsi të qytetit Mir Ali në Vaziristanin Verior.
Kjo zonë është vatër e Talebanëve dhe grupeve të tjera të lidhura me Al-Kaedën.
Zyrtarët amerikanë thonë se sulmet janë mjet i rëndësishëm për t`iu kundërvënë militantëve anti-amerikanë.
Shumë liderë të grupeve ekstreme islamike janë vrarë në sulme të ngjashme.