E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi protesta per ligjet anti amerikane

13 persona u arrestuan nga autoritetet në protestën e mbajtur në hyrje të Dumës, apo dhomës së ulët të parlamentit ne rusi.  Protestuesit janë kundër ligjit që u votua në parlament, e që i ndalon qytetarët amerikanë të adoptojnë fëmijë rusë.

Autoritetet e Moskës, shprehin në këtë mënyrë zemërimin për ligjin e miratuar më herët në Kongresin amerikan,  sipas të cilit vështirësohet hyrja në territorin e tyre të shkelësve rusë të të drejtave të njeriut, të cilëve do tu bllokohen edhe asetet në Shtetet e Bashkuara. 

Një dokument i ngjashëm me këtë do të miratohet edhe në Dumën ruse, ku ligjvënësit propozuan edhe ndaljen e adoptimeve të fëmijëve rusë për çiftet e amerikanëve. 

Këto lëvizje kanë tronditur kritikët e Kremlinit dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, por edhe dy anëtarë të kabinetit Putin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe atë të Arsimit, Dmitry Livanov .Por Vladimir Putin e ka cilësuar fyerje, duke thënë se Washingtoni nuk ka të drejtën të moralizojë e as të diktojë të drejtat e njeriut mbi ish-kundërshtarin e vet të Luftës së Ftohtë. "Kjo është një sferë që është politizuar së tepërmi", tha ai.

Gjithsesi, parlamenti rus tashmë ka dhënë një miratim paraprak për dy ligjet në fjalë, duke shtrënguar rregullat për marrjen e një vize dhe për bllokimin e aseteve të atyre qytetarëve amerikanë që kanë shkelur, sipas Kremlinit, të drejtat e rusëve jashtë Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›