E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata urdheron operacionin e nje 7 vjecari

Në Britaninë e Madhe një djalosh 7 vjecar i cili vuan nga tumori, do i nënshtrohet operacionit, pavarësisht se nëna e tij është kundër këtij vendimi. Selli Roberts dëshiron që djali i saj të vizitohet nga doktorë të tjerë para se të ndërmerret operacioni, kurse sepcialistët mendojnë se operacioni duhet të kryhet në mënyrë urgjente. Gjykata e lartë i ka dhënë të drejtë mjekëve dhe ka vendosur që operacioni të kryhet sa më shpejt.  Doktorët mendojnë se tumori po përhapet në mënyrë shumë të shpejtë. Rasti në fjalë pushtoi faqet e para të gazetave britanike kur Selli Robert u zhduk së bashku me djalin e saj për të evituar operacionin. Por tashmë cdo gjë është lënë në dorë të gjykatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›