Rusi shpallen fajtore Pussy Riot

Grupi femëror “punk” Pussy Riot është përgjegjës për akte rrugaçërie, të motivuara nga urrejtja fetare. Është ky vendimi i gjykatës ruse, e cila i ka dhënë dy vjet burg secilës prej anëtareve të bandës.
Gjyqtarja Sirova, duke lexuar vendimin në sallën e gjyqit, ka mohuar zërat se dënimi ndaj treshes së femrave ka motive politike.
“Në kishën ku ato ishin janë kënduar vetëm fyerje ndaj Kishës Ortodokse. Ky grup ka qenë një provokim për Kishën dhe besimtarët”, ka thënë gjyqtarja.
Para selisë së gjykatës Khamovniki, në Moskë, ishin mbledhur gazetarë nga e gjithë bota, ndërsa zona përreth ka qenë tërësisht e blinduar, me disa dhjetëra njësi policie dhe të forcave anti-turmë.
Të pranishëm kanë qenë gjithashtu blogeri anti-Putin, Alexei Navalni, mbështetës të tij, por edhe protestues që mbanin parulla të tipit “Mos e prekni Kishën Ortodokse”.
Që në mëngjes, në kryeqytetin rus ishin rritur masat e sigurisë, pas verifikimit të disa aksioneve-protestë të aktivistëve mbështetës të grupit që vendosën kapuçë me ngjyra, simboli i bandës “punk”, në kokën e monumenteve të disa prej figurave ruse, si poeti Puskin.
Ndërsa Marc Feigin, avokat i treshes Pussy Riot, u shpreh pesimist që në fillim të seancës. “Do t’u japin një dënim të vërtetë, pa asnjë kushtëzim”, deklaroi ai teksa hynte ne gjykatë.