Shembja e shtëpisë Muze, Lame: Faji i Ministrisë së Kulturës

Shtëpia ku u ngrit flamuri në 1916 për të shpallur Korcën Krahinë Autonome mund të ishte shpëtuar nga shembja, nëse ajo do të ishte restauruar.
Artan Lame, përfaqësues i Institutit për Trashëgiminë Kulturore hodhi akuza të forta ndaj Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës për neglizhencë totale edhe pasi gjendja e rëndë e saj ishte denoncuar, kohë më parë nga ky institut.
Shtëpia Muze, ku patritoti Themisokli Gërmeni ngrit flamurin që i jepte qytetit të Korcës Autonominë u shemb terësisht mbrëmjen e së mërkurës. Lame nuk la pa përmendur edhe monumente të tjera që institucionet nuk i kanë kushtuar vëmendjen.