E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e shtëpisë muzeale, Peleshi: Gati të rindërtojmë

Bashkia e Korcës nuk do të lejojë humbjen e një nga munumenteve kulturore në këtë qytet, shtëpia muze do të rindërtohet nga Bashkia. Niko Peleshi, kryetari i bashkisë së Korcës thotë se nëse Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore dhe Ministria e Kulturës janë dakord, punimet të nisin menjëherë dhe ajo të jetë gati më 28 nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
 

Kështu bashkia e Korçës merr përsipër ndërtimin dhe investimin në masën 100 për qind të godinës së flamurit, ku në vitin 1916 patrioti i shquar korçar Themistokli Gërmenji bashkë me 13 emra të njohur të kësaj treve, kanë ngritur flamurin shqiptar duke e shpallur Korçën Krahinë Autonome me një vetëqeverisje model për 4 vjet me radhë.
 

Shembja nga amortizmi dhe harresa e godinës ku u shpall Krahina Autonome e Korçës 96 vjet më parë e ka detyruar bashkinë e Korcës t`i nisë edhe një kërkesë Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, si dhe paralelisht me të edhe Ministrisë së Kulturës për të marrë masa për të shmangur humbje të ndërtesave që kanë rëndësi historike.
 

Godina ku Gërmenji shpalli Autonominë ishte lënë në harresë të plotë, ndonëse ishte Monument kulture i një rëndësie të veçantë, ndërsa prej më shumë se 40 vjetësh në të nuk ishte investuar kurrë për mirëmbajtjen e saj. Godina pa çati ka shkuar drejt degradimit të plotë të saj gjatë dimrit të këtij viti, ndërsa një ditë më parë është shembur plotësisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›