E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi sulmi ne Bolshoi rrefejne tre te arrestuarit

Kanë rrëfyer 3 personat e arrestuar për atentatin kundër drejtorit të Bolshoit, Sergei Filin. Policia e Moskës me anë të një deklarate për shtyp ka shpjeguar se ka arrestuar organizatorin e këtij atentato, balerinin Pavel Dimitritenko, dhe agresorin Juri Zarutski, si dhe shoferin që i ka shoqëruar, të tre ata janë fajtorë. Sipas të dhënave të para arsyet e këtij atentati janë rivaliteti dhe xhelozitë artistike. Filin u sulmua në mbrëmjen e 17 janarit teksa kthehej në banesëpas festës për 150 vjetorin e limndjes së regjizorit të teatrit Stanislavski. Një person i maskuar i ka hedhur acid në fytyrë duke e shpërfytyruar. Ngjarja tronditi botën e baletit rus dhe jo vetëm. Filin kishte kohë që kërcënohej ashtu si dhe profesorë të tjerë. Ai ndodhet tashmë në Gjermani për një seri mjekimesh pas operacionit për djegie të shkallës së tretë në fytyrë. Sipas mjekëve ai ka arritur të rifitojë shikimin nga njëri sy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›