Siri me shume se gjysme milione femije refugjate
Refugjatët sirianë kanë prekur kuotën e një milionit, dhe nga këta më shumë se gjysma janë fëmijë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nën moshën 11 vjec. Të dhënat janë konfirmuar nga UNHCR-ja, agjencia e OKB-së për refugjatët. Ndërkohë që me miliona sirianë po lëvizin brenda vendit nga një qytet në tjetrin, me mijëra prej tyre po kalojnë kufirin përditë. Komisari i lartë për refugjatët në OKB ka thënë se Siria po shkon drejt nëj shkatërrimi të përmasave gjigante. Ai ka shtuar se po bëhet e pamundurra për të ndihmuar refugjatët sirianë por presioni është shumë i madh deh kjo është një tragjedi që duhet ndaluar. Rreth dy vjet më parë sirianët kanë filluar të braktisin vendin e tyre kur forcat ushtarake të presidentit Bashar Al Assad filluan të hapin zjarr kundër manifestuesve në mbështetje të demokracisë. Revolta shpejt u transformua në një përplasje të pandërprerë ndërmjet rebelëve të armatosur dhe ushtarëve të qeverisë. Deri tani janë vrarë rreth 70 mijë persona.