Policia arreston kater pengmarres

Policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorin për Krime të Rënda finalizuan me sukses arrestimin e 4 pengmarrësve.
Artur Kolpepaj, Martin Shtinjari, Maksim Hoxha dhe Bledar Vata u arrestuan për akuzën e “rrëmbimit të personit” në bashkpunim, pasi për tre ditë kanë mbajtur peng ish-shokun e tyre Fatjon Xhafa.
Arrestimi I të dyshuarve u bë në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” dhe rrugës “Dervish Hatixhe” në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishin marr parat nga babai i pengut.
Policia tha se katër pengmarrësit ishin shok me të dëmtuarin, të cilin për një borxh prej 1 milion lekëve e kishin mbajtur të izoluar për tre ditë në një lokal pranë stacionit të Trenit. Brenda lokali, konkretisht pas banakut thanë policia, ndodhej një dhomë e vogël ku ishte mbajtur i lidhur për tre ditë Xhafaj. Gjatë kësaj kohe, të dyshuarit kishin marr kontakt me babanë e të dëmtuarit, duke i kërkuar shumën e lekëve të harxhuar nga shoku i tyre.
I ndodhur në kushtet e presionit, babai i të dëmtuarit i është drejtuar policisë duke kallëzuar rrëmbimin e djalit. Kallëzim ky që është ndjekur nga prokurori pranë Krimeve të Rënda Ened Nakuçi.