Rusi, tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri
Tre persona, përfshirë edhe dy turistë britanikë, kanë humbun jetën nga rrëzimi i një helikopteri në pjesën veriore të Rusisë.
Ministria për situata emergjente e Rusisë ka njoftuar sot se helikopteri privat Eurocopter është përplasur në rajonin Murmansk.
Të dy britanikët, dhe përkthyesi i tyre rus në këtë rajon kishin udhëtuar për të marrë pjesë në një ekspeditë peshkatarësh.