Rusi,13 të vdekur nga zjarri në një banesë
Nga një zjarr që ka rënë në një banesë në Molodezhny në jug të Rusisë, ka lënë pas 13 persona të vdekur. Autoritet lokale që bënë të ditur lajmin, thanë se trupat e pa jetë u gjetën mëngjesin e sotëm. Nga flakët e fuqishme të zjarrit kanë shpëtuar 59 persona të tjerë, që arritën të braktisnin banesën në kohë. Në vendngjarje kanë mbërritur skuadrat e hetimit, për të zbardhur rrethanat e aksidentit që lanë pas shumë viktima.