E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e emrit, NATO thirrje Maqedonisë

Bruksel -NATO ka kërkuar edhe një herë tjetër nga Shkupi zyrtar që të zgjidhë çështjen e emrit me Athinën. Në një deklaratë për shtyp, stafi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer, kanë deklaruar se “ekziston dëshira e madhe për ta integruar Maqedoninë, mirëpo duhet të arrihet progres dhe një zgjidhje e shpejtë për emrin”. “NATO nuk kërkon rol rreth emrit, por i përcjell negociatat me vëmendje”-ka deklaruar Shefer pas vlerësimeve të ministrave të Maqedonisë se pas samitit të Bukureshtit pozicioni i Athinës për emrin është bërë akoma më agresiv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›