E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë,shpërthen granata,s'ka të lënduar

Mitrovica është tronditur sërish nga shpërthime, por fatmirësisht pa viktima. Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hedhur një granatë në qytetin verior të Mitrovicës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Një zëdhënës i policisë tha se incidenti ndodhi mbrëmë vonë, në pjesën e qytetit të banuar nga serbët. Policia lokale dhe paqeruajtësit e NATO-s shkuan menjëherë në vendin ku ndodhi sulmi dhe po zhvillojnë hetime.
Mitrovica mbetet e ndarë nga ura mbi lumin Ibër, në njërën anë të së cilës banojnë shqiptarë dhe në anën tjetër serbë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e NATO-s, te cilat izoluan zonën. Tensione të tilla ndodhin në një kohë, kur në Kosovë po përgatitet 1 vjetori i shpalljes së pavarësisë, kur serbët kanë paralajmëruar protesta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›