E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia rifillon furnizimin e gazit për Evropën

Kryeministrat rus dhe ukrainas ranë dakord për çmimin e gazit
Rusia ka rifilluar furnizimet e gazit për Ukrainën dhe Evropën, duke rritur shpresat për dhënien fund të mungesave që zgjatën për disa javë.
Zyrtarët konfirmuan se gazi kishte mbërritur në Ukrainë, Hungari, Sllovaki dhe Bullgari. Këto ishin disa nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimeve. Ky zhvillim erdhi pasi kryeministrat rus dhe ukrainas ranë dakord për një kontratë të re lidhur me çmimin e gazit. Miliona evropianë mbetën pa ngrohje nga dështimi i përpjekjeve për të rinovuar kontratat e vjetra, të cilat skaduan më 1 janar. Shtetet e BE-së importojnë një të katërtën e gazit nga Rusia dhe 80% e furnizimeve vijnë përmes Ukrainës. Gati 20 vende evropiane u prekën nga mosmarrëveshja. Disa vende, përfshirë Bullgarinë dhe Sllovakinë, mbështeten tërësisht nga gazi rus që vjen përmes Ukrainës. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se Evropa nuk do të lejonte një përsëritje të kësaj situate.
"Ne duhet të pushojmë vetëm së foluri për sigurinë e sistemit të energjisë në Evropë dhe të fillojmë të bëjmë diçka për këtë," tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›