E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon ndaljen e proceseve në Guantanamo

Menjëherë pas marrjes së detyrës si president i SHBA-së, Barack Obama ka marrë vendimin e parë politik të rëndësishëm. Ai ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të proceseve gjyqësore për krime lufte në Guantanamo. Ai u parashtroi prokurorëve ushtarakë kërkesën e ndalimit të gjyqeve, disa orë përpara nisjes së seancave gjyqësore ndaj pesë personave të dyshuar si përgjegjes për sulmet e 11 shtatorit 2001, që rrezikojnë dënimin me vdekje. Gjykatësit pritet të shprehen sot në lidhje me kërkesën.. Obama para marrjes së pushtetit kishte premtuar mbylljen e burgut famëkeq të Guantanamos, që u hap shtatë vjet më parë në bazën detare amerikane në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›