Rusia: Gjeorgjia po armatoset për agresion të ri
Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Anatoli Nogovitsyn ka deklaruar se Gjeorgjia po armatoset për të përgatitur një agresion të ri. Deklarata e Nogovitsyn vjen në prag të përvjetorit të parë të konfliktit ruso-gjeorgjian për kontrollin e republikës separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut. "Duket qartë se Gjeorgjia po armatoset përsëri", tha gjenerali Nogovitsyn në një konferencë për shtyp, duke u shprehur se Tbilisi synon kapacitete ushtarake të njëjta, madje më të mëdha në krahasim me ato të para luftës.
"Përvoja tregon se ata po armatosen përsëri, e bëjnë këtë duke patur si objektiv një agresion", shtoi ai.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov than ë një tjetër deklaratë se Moska mirëpret operimin e vëzhguesve të Bashkimit Europian në Gjeorgji, të cilët janë dislokuar një vit më parë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në territorin gjeorgjian, por është kundër një roli amerikan në këtë mision.
Gjatë konfliktit të gushtit të kaluar, Rusia shtypi një përpjekje ushtarake të Gjeorgjisë për të rimarrë nën kontroll provincën e saj separatiste të Osetisë së Jugut. Moska zyrtare ka njohur pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të provincës tjetër rebele të Abkhazisë, duke i marrë ato nën kontrollin e saj të sigurisë. Sipas një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy, Bashkimi Europian ka dërguar 240 vëzhgues të paarmatosur në Gjeorgji për të mbikëqyrur amërpushimin e brishtë mes dy vendeve. Gjeorgjia tani kërkon që edhe SHBA-ja t'i bashkangjitet këtij misioni monitorues.