E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia Jo ndalim-fluturimi mbi Siri

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se çdo përpjekje për të formuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Siri, duke përdorur avionë luftarakë amerikanë dhe raketa nga Jordania është në shkelje me ligjin ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë transportuar raketa “Patriot” dhe avionë “F-16” në Jordani, zyrtarisht në kuadër të një stërvitjeje vjetore. Nga ana e saj, Rusia kundërshton çdo ndërhyrje ushtarake të huaj në Siri. “Ka pasur rrjedhje nga mediat perëndimore që flasin për krijimin e mundshëm të një zone ndalim-fluturimi mbi Siri përmes vendosjes së raketave anti-ajrore “Patriot” dhe avionëve “F-16” në Jordani”, ka deklaruar Lavrov. “S’është nevoja të jesh ekspert i madh për SiriaSHBA do dërgojë armë të lehta në SiriSiria dënon “gënjeshtrat” e SHBA Shtëpia e Bardhë: Siria kaloi “vijën e kuqe” të kuptuar se kjo gjë është në shkelje me ligjin ndërkombëtar”, ka shtuar shefi i diplomacisë ruse. Gjithashtu, Lavrov ka thënë se provat e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara për përdorimin e armëve kimike në Siri nuk përmbajnë kriterin e besueshmërisë të vendosur nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Administrata amerikane deklaroi më herët gjatë muajit se do të furnizojë me armatime rebelët sirianë për shkak të provave se forcat e regjimit të Asad kanë përdorur armë kimike në luftën civile. Kryengritjet kundër presidentit Bashar al Assad, që nisën në vitin 2011, kanë lënë deri tani, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 93 mijë persona të vdekur. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›