E Diel, 1 Nëntor 2026

Zagreb, Presidentja Jahjaga takohet me Ivo Josipoviçin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,takohet sot në Zagreb me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Siç ka njoftuar presidenca kroate, temë e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet e dyanshme Koraci – Kosovë, mbështetja e Kroacisë në rrugën e Kosovës për në Bashkimin Evropian, përmirësimi i raporteve ekonomike, situata në rajon, pozita e pakicës kroate në Kosovë dhe ajo e shqiptarëve të Kosovës në Kroaci.

Para disa ditësh, duke e komentuar vizitën e presidentes së Kosovës në Zagreb dhe marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë, presidenti Josipoviç tha se vendi i tij “udhëheq politikë në të cilën fakti se e ka njohur Kosovën, nuk i zvogëlon raportet me Serbinë”.

Në delegacionin e Kosovës gjenden edhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku, dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, që do të kenë takime të veçante me kolegët e tyre kroatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›