Presidenti, Rama: Konsensus nëse Zaganjori del nga loja

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, thotë se partia e tij nuk do të votojë Zaganjorin për President të vendit, ndërsa i kërkon mazhorancës që të shpalosë një listë me emra të rinj. Ai thotë se PS-ja do të japë konsensus vetëm nëse nga loja del kandidatura e Zaganjorit. Për Ramën ky proces lidhet ngushtë me fatin e marrjes së statusit dhe një dështim i tretë për të parashikon ditë të vështira postzgjedhore për këdo që gjendet në karrigen e Kryeministrit.
Intervista e Ramës për Tonight Ilva Tare:
-As në raundin e dytë nuk doli tymi i bardhë nga opozita, a mendoni se ekziston një papë shqiptare e çliruar nga veset?
Nuk po kërkojmë një papë, po kërkojmë një figurë që të ketë konsensusin e palëve. Ne kemi 63 vota, po kështu edhe mazhoranca nuk i ka këto vota, ndaj duhet të krijojë hapësira për marrjen e konsensusit tonë, për të marrë përgjegjësinë dypalëshe në zgjedhjen e Presidentit. Takimi me Berishën hodhi një gjysëm hapi, nga koha që qeveria kishte paralajmëruar një figurë politike, në një konsensus brenda mazhorancës duke dhënë një produkt që ne nuk e pranojmë dhe as do ta votojmë.
-Është shkruajtur se nuk i keni dhënë dorën njëri- tjetrit?
Është e pavërtetë, i kemi dhënë dorën njëri tjetrit. U pamë në sy dhe në sy i thamë njëri- tjetrit ato që kishim për të thënë, për ti dhënë vendit statusin e vendit kandidat.
-Nuk keni zbardhur shumë nga takimi, pse keni ruajtur konfidencialitetin e takimit?
Është gjëja më normale që për një proces që është ende i hapur të mos ketë prononcime për mediat, për ti lënë rrugë të hapur komunikimit. Në takim janë argumentuar qëndrimet respektive, janë bërë përpjekjet për të gjetur një pikëtakim te pala tjetër. Në parashtrimin e Kryetarit të qeverisë dëgjuam pikëpamjen e tij për zotin. Zaganjori. Nuk e votojmë, është një kandidaturë e shpallur njëanshmërisht dhe është kthyer në një pengesë dhe për konsensusin. Ne kemi vota për konsensusin, por nga njëra anë ai nuk është emër që vjen si rezultat i një dialogu dhe së dyti kemi rezerva për këtë figurë.
-A është një ego personale?
Nuk kam asnjë lloj arsye personale për të penguar zgjidhje, por kam të gjithë arsyen morale për ta zgjidhur këtë cështje. Ne nuk e parashohim si kandidaturë që anon nga PS, por si kandidaturë që i krijon kushtet PS që të jetë bashkautore e zgjedhjes së Kreut të Shtetit.
-Zaganjori, cilin nga 4 pikat nuk plotëson?
Katër pikat janë të ndara, vetëm një prej tyre lidhet me Presidentin. Katër pikat janë shumë të rëndësishme dhe kërkojnë angazhim maksimal nëse duam të marrim statusin e vendit kandidat. Nëse Greqia del nga zona euro dhe fut në krizë Europën ka pak shanse që Europa të ketë ngenë ta marrë me kaq qetësi rastin tonë.
-Mazhoranca ju akuzon ju për mosmarrjen e statusit?
Këtë ka bërë prej dy vitesh, por e vërteta është krejt tjetër. Nëse sot ka 12 prioritete për tu plotësuar kjo do të thotë se kjo lidhet me shumëcka që tejkalon përgjegjësitë dhe detyrimet e opozitës. Kemi mbetur në klasë në Bruksel vitin e kaluar dhe kjo se nuk kemi bërë zgjedhje të lira, kjo ka qenë kryefjalë e dështimit. Në vend që të merremi se cthotë njëra palë apo tjetra është mirë të referohemi tek burimi , tek Brukseli zyrtar.
-Pse nuk keni propozuar një emër për President?
Unë e kam thënë, ne jemi pakica, nuk mendojmë ti imponojmë një kandidaturë shumicës. Do ta zgjidhim me konsensus dhe sdo humbasim kohë me planin B. Dhe së dyti do përcaktojmë modalitetet. Ne presim që shumica të na japë mundësi të ofrojmë konsensus duke zgjeruar listën dhe mos na bllokuar me një emër. Vetëm atë moment jemi të gatshëm të kontribuojmë, duam të japim konsensus për prespektivën e të ardhmes europiane. Nuk është një cështje e një gare pa përmbajtje, nuk është se nuk ka figura më të pëlqyeshme se Zaganjori. Cështja është të gjejmë zgjidhje, po bëjmë një proces ku Presidentin duhet ta zgjedhim bashkarisht.
-Mazhoranca u tërhoq nga kandidatura politike për hir të konsensusit, c`problem keni ju, doni të zgjidhni një kandidat tuajin?
Absolutisht jo. Opozitës duhet ti vendoset përpara një listë e gjerë emrash, jo e kufizuar në një person. Nëse do isha në mazhorancë nuk do ta vija në një pozitë të tillë opozitën, do kisha vendosur modalitetet dhe do i kisha ofruar më shumë se një mundësi.
-Cfarë prisni tjetër nga mazhoranca?
Unë pres që Qeveria të kuptojë që opozita duhet ti japë konsensus Presidentit. Kushdo që të zgjidhet Kryeministër në 2013 do ta ketë mjaft të vështirë nëse nuk mban me vete statusin e vendit kandidat, kjo është arsyeja që Kryeministri nuk duhet ta shohë procesin si një proces ku duhet të fitojnë ata. Interesi i vendit është i lidhur si radhë herë tjetër me zgjidhjen e këtij momenti. Të humbasësh kohë për një kandidaturë që është produkt i një procesi krejt të njëanshëm dhe ti thuash opozitës hajde ta votojmë këtë se skemi c`japim tjetër, do të thotë të bllokosh konsensusin. Qeveria duhet të reflektojë se mes konsensusit dhe Zaganjorit duhet zgjedhur konsensusi, sepse në këtë mënyrë ne mund ti drejtohemi Brukselit për tu dhënë atë që e meritojnë, edhe nëse politika nuk e meriton.
-Mund të kalojmë në 70+1?
Statusi i kandidatit është një mundësi që Shqipëria të hyjë në një fazë rë re zhvillimi, me më shumë mundësi financimi. Këto standarte të tjera i mundëson procesi në të cilin kemi hyrë, duke e vendosur qeverinë në kushte të reja me familjen europiane dhe anasjelltas, është shumë më e madhe se Jozefina Topalli, apointeresat e PD apo PS.
Zgjerimin e gamës së kandidatëve e kërkoni vetëm nga mazhoranca apo dhe nga radhët tuaja?
Si u zgjodh kandidat Xhezair Zaganjori? Mazhoranca e zgjodhi duke thënë tërhiqemi nga propozimi politik, realizoi një konsensus brenda shumicës. Të njëjtën teknologji duhet të ndjekë dhe me opozitën. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye ne nuk do të votojmë Zaganjorin. Nuk kemi emra për të cilët po negociojmë, Zaganjori është kthyer në një pengesë që mazhoranca po tenton ta imponojë.
-Jeni në negociata me Metën?
Ne jemi në pritje për të diskutuar në cfarëdo formatri për ti dhënë zgjidhje kësaj cështje. Dhe do të ishte gjynah që për kaprico apo teka të mos bëhet në një moment kaq historik. Humbja për herë të tretë do ishte një turp i pashlyeshëm, moment historik për 100 vjetorin, po ashtu dhe Europën, nuk dimë se cfarë Europe do të kemi vitin tjetër.
-Meta ja arriti të tërheqë Berishën nga kandidatura politike, po ja çoni dëm sakrificën?
Unë nuk i quaj sakrifica, gjëra të tilla janë thjesht detyra shpie.
-A ka një paradoks mes dëshirës për konsensus dhe faktit që mungon gara, dhe a do hyjë PS me një kandidat në raundin e 4 apo të 5?
Shqipëria është në garë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sot jemi në kushte ku smund ti lejojmë vetes që për një garë në sallën e kuvendit të humbasë garën e statusit kandidat. PS është e vendosur të japë konsensus dhe është e vendosur të mos bëhet pjesë e garës. Taktikat nuk i bëjmë publike, janë lëvizje që lidhen me dinamika të caktuara. PS nuk ka humbur ndonjë garë, jemi vjedhur në dy fitore si në 2009 dhe në 2011, nesë vjedhja prezumohet virtyt këtu, kemi përbysur vlerat në botën ku duam të integrohemi dhe ku unë jetoj. Dua një Shqipëri ku haka të shkojë tek i zoti, secili të marë atë që meriton. Do të ishte një shembje morale.
-Fitore e madhe me diferencë 10 votash nuk është, ka shqiptarë që nuk i quajnë vjedhje?
Më mirë që ka shqiptarë që mendojnë ndryshe. Edhe një votë më shumë është ajo që ndan fitoren nga humbja në një demokraci funksionale.
-Konsensusin tuaj e rezervoni pas raundit të 3 dhe si do të materializohet?
Do ketë mundësi për konsensus nëse pala tjetër kërkon konsensus, por mazhoranca mund të marrë dhe rrugën tjetër në dëm të Shqipërisë.
-Do jepni ju një emër nëse mazhoranca tërheq Zaganjorin?
Varet si përcaktohen modalitetet, por pa pretenduar të japim ne një emër. Nuk këmbëngulim që o një emër që duam ne o ska, përkundrazi duam të japim konsensus se e duam Shqipërinë me statusin e vendit kandidat.
-Jeni i gatshëm ta zgjidhni me Berishën çështjen e Presidentit duke përjashtuar Metën?
Ne duam që me qeverinë të gjejmë rrugën për konsensus. Apeli ynë është mos qëndroni pas kandidaurës së njëanshme, se humbasim kohë.
-Sanino vjen të enjten në Tiranë, ka shans të kemi një emër deri atëherë?
Unë besoj që me pak vullnet ne mund ta zgjedhim Presidentin e Republikës që nesër, mjafton që mazhoranca të mos ta konsiderojë tërheqjen nga kandidatura e Zaganjorit si një humbje të tyre. Unë jam i gatshëm të takohem me Kryeministrin në cfarëdo moment.
-Do i rishikoni marrëdhëniet me LSI?
Me kryetarin e LSI jam takuar se jam i vendosur t'i jap vendit atë shans për provimin e vjeshtës. LSI është pjesë e qeverisë, por kjo cështje i tejkalon palët.
-Nëse del me tre emra të tjerë mazhoranca do jepni konsensus apo do propozoni vetë?
Është me rëndësi që mazhoranca të zgjerojë listën dhe ne jemi të prirur të ulemi me idenë të mos cohemi pa e zgjidhur cështjen.
-Editoriali për rrëzimin e Qeverisë, u nxituat me të?
Si mund të jetë një editorial një plan politik. Unë i qëndroj pikë për pikë, nëse ai lexohet si e kam shkruar unë jo si duan të tjerët, aq më tepër si mund ta lexojë një lexues si Saliu që i shkon gjuha ku i dhëmb dhëmbi. Pyetja ime është se cfarë duam ne ti japim Shqipërisë me 28 nëntor. U ka premtuar shumëcka shqiptarëve, stadium, parlament, monumente etj, po ku janë këto?
Asgjëkundi se nuk ka një vizion, madje s`ka as vizion për të kremtuar dhe për atë editorial mora shkas nga dështimi i një konkursi për monumentin e Ismail Qemailit me arsyen se ishin qesharakë, që në realitet qesharake është e gjithë situata. Kemi një qeveri që s`di të përcaktojë një kalendar, që porositi monumente që s`di ku ti vendosë. Nëse nuk i japim dot Shqipërisë statusin në 28 nëntor, atëherë mund ti japim rrëzimin e Kryeministrit.
-A i qëndron idesë për rrëzimin e Kryeministrit dhe si do e bëni?
I qëndrojmë idesë. Nëse ne marrim statusin e vendit kandidat, të dy palët mund të dalim ballë hapur me shqiptarët.
-Pse u takuat me Metën?
Vetëm për interesat e vendit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Qeveria duhet ti rrijë mbrapa opozitës për të marrë konsensusin dhe jo anasjelltas. Por jemi të vendosur të shtrijmë dorën e bashkëpunimit për interesat e vendit. Nëse do isha Kryeministër i vendit do ti thoja opozitës më jep 5 emra dhe unë të zgjedh njërin, por ne spo kërkojmë këtë.
-Keni marrëveshje të shkruar me Metën për zgjedhjen e Presidentit?
Kemi bërë një bisedë shumë të hapur për të gjitha këto cështje. Por ne jemi në opozitë me LSI me PD. Por për një proces të tillë bëhet konsensus me kundërsharët.
-A e mundësoi Meta takimin tuaj me Berishën?
Duhet të pyesni atë, unë e kam kërkuar takimin me Berishën.
-Nëse në raundin e 4 do kemi një President produkt LSI-PD, a do të vlerësoni konstruktivitetin e Metës dhe si e shikoni Lëvizjen Nano?
Opinioni im nuk do ndryshojë, ai luajti një rol të cmuar për të ndihmuar në këtë proces duke e spostuar mazhorancën nga kandidaturat politike. Është bërë një gjysëm hapi, por duhet të bëhet i plotë.
Pyetja tjetër i përket zotit.Nano, mund ta pyesni atë.
-Pse takimi me Metën në shtëpi dhe jo zyrtarisht?
Rëndësi ka pse shkova. Ngjala është produkt mediatik dhe duke u përsëritur është bërë një fakt dhe kështu ndodh me shumë të vërteta në Shqipëri dhe publikut i krijohet një përshtypje krejt e gabuar. Në këtë proces kam hyrë vetëm për ti dhënë zgjidhje këtyre momenteve të rëndësishme.Takimi im me Metën ndodhi në kushtet kur kishte një mungesë komunikimi të gjatë dhe mungesë besimi me të cilin kemi një histori pak të ndërlikuar. Cështja për të cilën diskutojmë është shumë serioze për vendin dhe zhvillimin ekonomik të saj.
-A keni ndryshuar qëndrim për 21 janarin pas takimit me Metën?
Nuk jam takuar për këtë, qëndrimi im mbetet po ai, 21 janari ishte një krim shtetëror dhe unë jam i vendosur ti coj deri në fund hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
-Nëse do ta rishkruanit Kurbanin do të ndryshonit qëndrim për Metën?
Jo.
-Pse nuk epërkrahni kandidaturën e Nanos dhe a po merrni një rrisk të madh për 2013?
Kjo për faktin se PS është e angazhuar për procesin dhe është në kundërshtim me atë që kërkojmë, ne skërkojmë të ti imponohemi mazhorancës. Dhe nuk besoj se kjo ka lidhje me rëndësinë e PS në zgjedhjet e 2013.
-A mund të fitojë zgjedhjet PS pa LSI dhe a mund të keni një koalicion me të?
Absolutisht që po, PS i fiton zgjedhjet dhe pa LSI. Për sa kohë është në pushtet nuk mund të ketë bashkëpunim me të, nëse ajo kalon në opozitë do të shikohen mundësitë dhe modalitetet. /Start/
2012-06-06 00:41