Rusia: Nuk prodhojmë armë nëse SHBA heq dorë nga plani antiraketë
Rusi - Nëse amerikanët heqin dorë nga dislokimi i raketave, atëhere edhe ne do të përgjigjemi menjëherë'. Këhstu ka deklaruar gjeneralkoloneli rus Nikolai Solovcov sipas të cilit Rusia do të heqë dorë nga prodhimi i disa armëve strategjike nëse SHBA-ja do të anulojë planin e mbrojtjes antiraketë në Evropë. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia ruse e lajmeve, Interfax, citon Reuters. ''Ne nuk kemi nevojë për programe shtesë'', tha ushtaraku rus.