E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI në ‘luftë’ me PS-në

Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të Partisë Socialiste, që braktisi Kuvendin, duke i kërkuar mazhorancës që të sillte sa më shpejt Kodin për miratim. Në një deklaratë për shtyp, kryetari i KDK-së në LSI, Edmon Haxhinasto theksoi se sjellja e deputetëve të opozitës nuk është mënyrë e sjelljes konstruktive parlamentare, aq më tepër kur behet fjale për përmirësime te Kodit Zgjedhor.

“Reflektimi i PS për një çështje te tille është kërkuar jo vetëm nga LSI dhe shume parti te tjera te përjashtuara nga administrimi i procesit zgjedhor, por edhe nga partnere te rëndësishëm ndërkombëtare, nga Partia e Socialisteve Evropiane dhe Grupi Socialist ne Parlamentin Evropian”-theksoi Haxhinasto për mediat.

Në emër të LSI-së, Haxhinasto i ka kërkuar Partisë Socialiste të reflektojë, të lërë mënjanë irracionalitetin dhe të marrë përgjegjësitë e saj politike përpara shqiptareve në mënyrë që të përmirësohen sa më parë defektet që ka Kodi Zgjedhor, dhe të garantohet qe në 2009, vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar parimet dhe standardet ndërkombëtare për zhvillimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›