“Dosjet”, Rama fton Berishën
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot se ishte i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve me mazhorancën për të hartuar një ligj sipas standardeve ndërkombëtare për hapjen e dosjeve. "Përsëris se jemi gati të ulemi në tryezë, me të gjitha palët e interesuara e me ekspertët ndërkombëtarë, për të kryer me dinjitet e seriozitet, një proces të hapur e koherent dhe për të votuar, me të gjithë bashkë, një ligj të standarteve europiane, që garanton realisht shlyerjen e një detyrimi të madh shoqëror, jo vetëm ndaj së shkuarës, po edhe ndaj të ardhmes, jo vetëm ndaj të përndjekurve të së djeshmes, po edhe ndaj qytetarëve të së nesërmes"-theksoi Rama.
Rama, duke akuzuar kryeministrin Berisha për korrupsion, nënvizoi se nuk mund të krijohej një ligj për hapjen e dosjeve duke shkelur Kushtetutën, e cila është miratuar nga votat demokratike të qytetarëve shqiptarë.
“Dosjet e padrejtësisë barbare që quhej komunizëm dhe që bazohej në zellin e verbër të shërbëtorëve të komunizmit si Sali Berisha, nuk mund të përdoren për të shkatërruar në rrugë antikushtetuese pushtetin gjyqësor, duke bërë një padrejtësi të re ndaj popullit shqiptar.”- vijoi kreu socialist.
Rama i kërkoi Berishës që të japë llogari se ku kishin shkuar 16 milionë dollarë të miratuar nga qeveria e tij tre vjet më parë, për të shpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.
Në fund të deklaratës për shtyp, Rama ka falënderuar qeverinë amerikane dhe OSBE-në, për deklaratat e tyre kundër miratimit të ligjit të ri për hapjen e dosjeve, ligj i propozuar nga mazhoranca.