Rusia: SHBA të heqë dorë nga sistemi antirraketë!
Moskë - Rusia deklaron se një dialog me Shtetet e Bashkuara, lidhur me rrezikun e raketave, mund të fillojë vetëm në qoftë se Uashingtoni heq dorë nga planet e tij për dislokimin e një sistemi të mbrojtjes antirraketë në Evropë.
"Vetëm anulimi nga SHBA-ja i planeve për ngritjen e një sistemi të mbrojtjes antirraketë në Evropë do të përbënte bazat për një dialog të plotë lidhur me bashkëpunimin në reagimin ndaj rrezikut nga raketat", u deklaroi gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrei Nesterenko.
Ai nënvizoi se Moska i konsideronte planet e SHBA-së për një sistem raketash në Evropë si mënyrë për goditur forcat strategjike ruse, por shtoi se Moska shpresonte në gjetjen e një kompromisi bashkëpunimi me Uashingtonin.
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se dislokimi i interceptorëve të raketave dhe një sistemi radarësh në Evropë synon shmangien e sulmeve të mundshme me raketa nga vende si Irani etj. Rusia ka kushtëzuar bisedimet me SHBA-në për reduktimin e arsenaleve bërthamore të Luftës së Ftohtë me çështjen e krijimit të sistemit amerikan të mbrojtjes antirraketë.